Konflikti në Elbasan/ Tahiri: Unë i kam arrestuar të dyja bandat, askush nuk e përmendi
Saimir Tahiri foli edhe në ngjarjen e Elbasanit. Ai tha se gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Brendshme, të dyja bandat kriminale në këtë qytet janë arrestuar, por janë lënë të lirë nga gjykata.
“Unë kam qenë ministër dhe të dyja bandat janë arrestuar, që sot bëjnë këto numra në Elbasan. Askush nga ju nuk e ka thënë. Janë arrestuar dhe i ka liruar gjykata pas 6 muajsh a një viti. Janë arrestuar dhe e di shumë mirë këtë histori. Janë arrestuar nga policia, nga ata burra e gra që punojnë e që ju i merrni nëpër gojë. Ata burra e gra i arrestojnë nuk kanë asnjë problem. Unë kam qenë ministri i tyre, e di shumë mirë që policët i kanë arrestuar të dyja bandat në Elbasan
“.
Raporti i Shërbimit Informativ bën me përgjegjësi 9 oficerë të lartë policie për lidhje me trafikun e narkotikëve…
“Të lutem unë nuk kam ardhur të bëj debat me ju. Më pyete për Elbasanin, të lutem është e rëndësishme që qytetarët të kuptojnë dhe fëmijët tanë ta kuptojnë që nuk po rriten në një Shqipëri të mbizotëruar nga bandat. Ju duhet të kuptoni se politika nuk e ka dot luksin që t’i dalë për zot bandave”
.
/ tvklan.al