Konflikti në familje, babë e bir dhunojnë nënën
Konflikti në familje është bërë shkak për dhunimin e një gruaje në Këlcyrë.
Babë e bir kanë dhunuar fizikisht bashkëshorten (nënën) 40 – vjeçare me iniciale M.Z. ndërsa e lënduar ka mbetur edhe e bija (motra), 15 – vjeçarja K.Z.
Autorët e kësaj ngjarje janë vënë në pranga nga policia. Ata janë Lefter Zoto, 55 – vjeç, Kozma Zoto, 20 – vjeç. Mbi ta rëndon akuza e dhunës në familje, e kryer në bashkëpunim./tvklan.al