Konflikti në Maqedoni, kapen armë në fshatin Tanushevc – (14 Mars 2001)


Konflikti në Maqedoni, kapen armë në fshatin Tanushevc – (14 Mars 2001)

14:05 14/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Këto armë janë kapur në fshatin Tanushevc, në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës. Policia maqedonase tha, se armët ishin gjetur pasi forcat maqedonase të sigurimit ishin futur në fshatin Tanushevc, një bazë e fortë e grupit të shqiptarëve të armatosur. Materialet ushtarake u dërguan në Shkup, për t’u treguar në publik.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme maqedonase, Stevo Pendarovski thotë, se policia po vepron në fshatrat Brest dhe Malino. Veprimet bëhen hap pas hapi, në çdo shtëpi policia po e merr nën kontroll rajonin, duke përparuar me metra. Grupi i armatosur shqiptar, i vetëquajtur UÇPMB, ka paraqitur dhe kërkesa politike, duke kërkuar veçanërisht të drejta më të mëdha politike, për shqiptarët etnik të Maqedonisë./tvklan.al






Të ngjashme