Konflikti në Maqedoni, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë takime në Bruksel – (9 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Çfarë duhet bërë për të përballuar veprimet e intensifikuara ushtarake në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë. Ç’duhet të bëjë Maqedonia? Kjo pyetje e mprehtë ka sjellë në qendrën e NATO-s në Bruksel, Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Zgian Kerin. NATO i jep garanci.
Vizita e tij ndodh ndërkohë, që ngjarjet në rajon janë alarmuese, madje ka dhe një zgjerim të frontit maqedonas në krizë. Kështu në rastin më të fundit, shqiptarët e armatosur kanë qëlluar me armë dhe kanë vrarë një polic. Sulmi ka ndodhur në afërsi të fshatit Brest. Ushtria maqedonase, po intensifikon kontrollet e saj në këtë zonë./tvklan.al