Konflikti në PSD, Bari Myftari, Gaqo APostoli – (22 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ndarja në dy grupime kundërshtare pas Partisë Socialiste ka përfshir edhe një tjetër parti të koalicionit, Partinë Social Demokrate. Mbledhja e djeshme e kryesisë së kësaj partie ku është diskutuar heqja e posteve të kryetarëve ka shfaqur hapur konfliktet mes socialdemokratëve.
Për këtë është shprehur sekretarit organizativ i kësaj partie Bari Myftari.
Bari Myftari, Sekretari Organizativ i PSD:- “Mund të them me bindje që është ide e një mendje të sëmurë e Gaqo Apostolit. Do të uroja që Gjinushi të mos shkoj deri aty se pastaj rrugët mund të jenë edhe të ndryshme”.
Për Apostolin heqja e posteve të sekretarëve nuk ka ndonjë tendencë.
Gaqo Apostoli, deputet i PSD:- “Nuk ka pasur apsolutisht asnjë tendence. Unë veten time e masë me punë ashtu si masë edhe të tjerët me punë. Jo vetëm me prezenc fizike por me punë konkrete. Jam gati të matem në parti e jashtë saj me punë”.
Ndërkohë Myftari këmbngul se idea e Apostolit bie në kundërshtim me statutin e partisë.
Bari Myftari, Sekretari Organizativ i PSD:- “Çdo njeri që do të shkeli statutin e partisë, do të mbaj përgjegjësi i pari ai pastaj do të shikohen dhe hapat që do të hidhen”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego