Konflikti për 1 m tokë, pranga 18-vjeçarit që qëlloi me armë
Policia e Vlorës ka arrestuar një person, i cili ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Sipas burimeve të policisë mësohet se në pranga ka rënë shtetasi E.S., 18 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, pasi ka debatuar për çështje prone më dy bashkëfshatarët e tij me inicialet R.M dhe H.M.
Sipas burimeve mësohet se konflikti ka nisur për 1 metër tokë dhe më pas 18 vjeçari E.S., ka shkuar dhe ka marrë armën duke qëlluar në ajër për të kanosur dy bashkëfshatarët e tij.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armën e zjarrit “Gjysëm-automatike”, model 56, 17 copë fishekë të kalibrit 7.62 dhe 1 krehër./tvklan.al