Konflikti për një vajzë, shqiptarët i presin fytin rivalit
Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga pasi akuzohen se mbrëmjen e së shtunës kanë goditur me mjete prerëse një 27 – vjeçar kroat.
Ngjarja, që dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, ndodhi rreth orës 22:30 në një lokal nate, në provincën e Jesolo të Venecias.
Sipas mediave italiane (kliko këtu), dy shqiptarët, një 19 – vjeçar me iniciale I.O dhe një tjetër më iniciale A.A, pas një zënke me të riun kroat, që dyshohet se ka lindur për shkak të një vajze, e kanë goditur atë me shishe qelqi që janë thyer dhe e kanë prerë 27 – vjeçarin poshtë veshit.
Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku fatmirësisht ka arritur të mbijetojë.
Ndërkohë karabinierët arrestuan dy shqiptarët për akuzën e tentativës së vrasjes./tvklan.al