Konflikte pronësie, ish-ushtaraku vret 61-vjeçarin
Fatmir Demiri, e goditi të moshuarin me sende të forta
Një sherr i momentit ka përfunduar në vrasje në Tiranë. Dy ditë më parë familjarët kanë gjetur të vdekur 61-vjeçarin Dorian Latollari. Ngjarja u raportua si vdekje pas rrëzimit nga lartësia, por është kërkuar që të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore.
Nga ekspertiza u zbulua se nuk bëhej fjalë për një aksident, po për një vrasje, pasi Dorian Latollari ishte goditur me sende të forta.
Hetimet e Policisë zbuluan se autori i vrasjes është ish-ushtaraku Fatmir Demiri. Për shkak të një konflikti pronësie Fatmir Demiri qëlloi me grushte dhe me sende në kokë të moshuarin Dorian Latollari, i cili gjeti vdekjen.
Autori i ngjarjes ishte dënuar më parë, pasi u largua nga shërbimi ushtarak.
Tv Klan