Konflikti prindër-fëmijë në familjet shqiptare – (6 Gusht 2000)


Konflikti prindër-fëmijë në familjet shqiptare – (6 Gusht 2000)

14:13 06/08/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Dëshirën për të qëndruar jashtë gjatë me shokët e shoqet, të rinjtë e kanë shumë të madhe, por asnjëherë s’mundin dot. Kështu vendoset rregulli i liri-daljes në familjet tona. Ndryshimi i brezave dhe moshës, krijon edhe probleme në familje. Liria nga prindërit dhe fëmijët konceptohet në mënyra të ndryshme.

Prindërit si gjithmonë dëshirojnë që fëmijët të jenë të dalluar në mësime, mos të gënjejnë asnjëherë dhe të jenë gjithmonë nën kontrollin e prindërve, duke ngushtuar kështu pavarësinë e të rinjve. Gjithsesi në një mënyrë apo në një tjetër ajo që duan fëmijët bie në kundërshtim me prindërit. Nga intervistat që kemi bërë në rrugë me kamerën e Tv Klan, të rinjtë shprehen se janë gjithmonë të kufizuar nga prindërit për oraret në shtëpi./tvklan.al






Të ngjashme