Konfliktohet me prokurorin për parkimin, arrestohet nga policia
Një person është arrestuar pasi është konfliktuar me prokurorin për shkak të parkimit, ndërsa vëllai i tij po procedohet në gjendje të lirë. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Dibër kanë bërë arrestimin e shtetasit Arben Zeqja, 53 vjeç, lindur dhe banues në Peshkopi- Dibër. Ndërsa në gjendje të lirë po procedohet vëllai i tij, T. Zeqja, 56 vjeç, (punonjës i sigurisë i Gjykatës Dibër).
Këto dy persona në bashkëpunim me njëri -tjetrin janë konfliktuar me Prokurorin pranë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër, T.D, në sheshin e parkingut të automjeteve të Gjykatës së rrethit Dibër. Arben Zeqja kishte parkuar automjetin e tij privat në parkingun e Prokurori-Gjykatës, më pas kishte parkuar edhe Prokurori, duke i bllokuar atij rrugën.
53 –vjeçari është konfliktuar verbalisht e më pas fizikisht me prokurorin, por pa i shkaktuar dëmtime fizike. Në konflikt është përfshirë edhe vëllai i tij që punon në gjykatë, T. Zeqja.
Mbi këta persona rëndon vepra penale “goditje për shkak të detyrës“ dhe “ kundërshtim dhe goditja e Prokurorit dhe Gjykatesit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme./tvklan.al