Kongo, humb jetën presidenti Kabila – (21 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Këta njerëz në Kongo, kanë humbur presidentin e tyre Lorent Kabilën. Zija dhe keqardhja e tyre është disi e veçantë. Ata kanë vërshuar nëpër rrugë në përpjekje për të prekur arkivolin e presidentit. Kjo e vuri në vështirësi kortezhin, që duhej të arrinte në destinacion. Kjo gjë ndodhi vetëm në qytetin e lindjes së Kabilës, ndërsa në kryeqytetin Kinsasha, ku trupi mbërriti sot, ka pak simpati për presidentin.
Sidoqoftë me mijëra njerëz ishin rreshtuar anës rrugës për homazhe. Shumë njerëz nga Kinsasha kanë frikë se në vendin afrikan, do të shpërthejë lufta për pushtet. Për momentin djali 31 vjeçar i Kabilës ka marrë në dorë pushtetin, por në vendin afrikan çdo gjë mund të ndodh. Ndërkohë është identifikuar edhe vrasësi i Kabilës, ish-bodigardi i tij./tvklan.al