Kongresi i 3 i PS – (9 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Socialistët shqiptarë gjenden sot para provës më të madhe në historinë e tyre, zgjedhjen e njeriut që do ti udhëheq ata në të ardhmen. Kongresin e 3 të Partisë Socialiste e ka deklaruar të hapur anëtari i kryesisë së kësaj partie Namik Dokle. Në raportin e paraqitur nga sekretari i përgjithshëm Majko, u theksua si objektiv i socialistëve fitorja në zgjedhjet locale dhe ato të përgjithshme. 14 Shtatori u cilësua nga Majko si pika më kritike e qeverisjes ku strukturat e saj u paralizuan.
Pandeli Majko, Sekretar i Përgjithshëm i PS:- “Ngjarjet e 14 Shtatorit dështuan se me gjithë përpjekjet e bëra rendi akoma nuk ishte vendosur plotësisht. Se në strukturat e institucioneve kryesore të shtetit kishte dobësi serioze dhe në to punonin element të inkriminuar edhe nga regjimi i Berishës të cilët inspiruan shpesh dhe mbështetën dhunën ndaj institucioneve. Analizat e bëra në aktivitetet partiake në kuadrin e përgatitjes së këtij Kongresi treguan edhe për dobësitë e strukturave qeverisëse të PS, të cilat nuk ditën dhe nuk mundën të shmangnin këtë ngjarje të rëndë, që futën vendin dhe qeverisjen në një krize të thellë”.
Majko ka vërejtur dobësi edhe në punën e këshilltarëve socialist në bazë. Si arritje të qeverisjes së tij ai ka përmendur rritjen ekonomike me 8% dhe uljen e inflacionit me -7%. Niveli i jetesës ka fituar një rritje të lehtë theksoi Majko. Sipas tij rregjistrimi i tokës do të bëhet mbi bazën e ligjit aktual. Jemi për dialog konstruktiv me opozitën theksoi Pandeli Majko. Pasi ka lexuar përshëndetjen e Presidentit Mejdani, anëtari i kryesisë socialiste Namik Dokle, ja ka dhënë fjalën ish=kryesocialistit Fatos Nano.
Në fjalën e tin Nano ka theksuar se më 14 Shtator jo vetëm ata që organizuan grushtin e shtetit por edhe servilët e Berishës në PS kërkonin kokën e tij. Akuzat ndaj qeverisë së dalë pas fitores së 29 Qershorit për korrupsion dhe kontrabandë Nano i cilësoi si tymnaj e ngritur nga Berisha dhe njerzit e tij në PS.
Socialisti Fatos Nano:- “Pa asnjë fije urrejtje dhe në bazë të kodit tim moral dhe politik dua tju them këtyre miqëve dhe ish-miqëve të mi në PS, që në emër të nuk e di të çfarë patriotizmi kërkuan vdekjen time, se të mos shpresojnë më kurrë se Nano do të bëjë sakrifica për karrierën e tyre politike. Nano do të vazhdoj të bëjë sakrifica vetëm pot ja kërkoj partia e tij, të cilës i ka shërbyer me shpirt qysh nga viti ’91 dhe para së cilës përkulet me respect për qëndresën, mirkuptimin me pendes dhe faljen njerëzore që nuk punoj sa duhej për tju kthyer shpresën e ëndërruar të gjithëve gjatë viteve të egra të Berishës. Fatos Nano e jep kokën e vetë, vetëm dhe vetëm për socialistët e vërtetë, për ata që janë gati të sakrifikojnë njësoj si unë jo për karrigen por për partinë tonë të shtrenjtë”.
Kështu ish-kryetari socialist ka paralajmëruar fundin e kabinetit Majko nëse 550 delegatët do ta zgjedhin atë në krye të PS. Në përfundim të fjalës së tij ish-kryesocialisti Nano I ka kujtuar ish-bashkëpuntorit të tij Pandeli Majko se takimin me Berishën e ka bërë jo për Raçakun por për studentët e urisë për të ruajtur pushtetin e tij personal.
Gazeta e PS “Zëri i Popullit” është kthyer në objekt debatesh dhe reagimesh në seancën e pasdites të Kongresit të 3 Socialist. Kryeredaktorit Braçe i është dashur ti përgjigjet akuzave të ish-kryetarit Nano për njëanshmëri të kësaj gazete. Por argumentat e kryeredaktorit Braçe nuk kanë bindur një pjesë të delegatëve në sallë. Rivali i 3 për kreun e PS Shkëlqim Meta ka theksuar më pas se elektorati socialist ka humbur besimin tek Nano e Majko. Kanë përshëndetur më pas Kongresin Socialist aleatët Gjinushi, Ceka e Melo dhe të ftuar nga partitë aleate në Europë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame