Kongresi i 7-të i Bektashinjve – (23 Shtator 2000)


Kongresi i 7-të i Bektashinjve – (23 Shtator 2000)

14:50 23/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kështu është hapur Kongresi i 7-të i Komunitetit të Bektashinjve. Ky është këndimi lutës i paqes, drejtuar më të madhit Muhamedit a.s, dhe gjithë besimtarëve bektashinj. 12 shtete të botës, kanë marrë pjesë në kongresin e dytë, për këtë dhjetë vjeçar në Shqipëri.

Në ditën e parë e ka nderuar këtë kongres Presidenti Mejdani, Kryeministri Meta dhe nënkryetari i Parlamentit Namik Dokle. E ka deklaruar të hapur këtë kongres me fjalën e tij Baba Reshat Bardhi, Kryegjyshi Botëror, i cili thotë se nëse paqja dhe mirësi mbillet tek vetja, kjo duhet të tejçohet edhe tek tjetri.

Bektashizmi vjen në formën e një sekti, për t’u afruar më afër interesave të njerëzve dhe të popujve, në suazën e islamit botëror. Një përshëndetje në këtë ditë të shënuar, që mbledh bektashinjtë e të gjithë botës ka dhënë edhe kryeministri Meta, i cili e ka quajtur këtë sekt të lidhur fortë me historinë e popullit tonë. Teqetë bektashiane është shprehur Meta, kanë mbështetur rilindësit, këto teqe u bënë vatra dhe simboli i dijes dhe kulturës. Më pas ai ka kujtuar poetin e madh bektashi Naim Frashëri, në 100 vjetorin e vdekjes së tij.

Kryeministri Ilir Meta:- “Unë vij nga malet e Skraparit, ku është edhe krye mali i shenjtë i Tomorrit, dua ta përfundoj me këto vargje aq të njohura, për të gjithë ju”.

Abaz Aliu zu Tomorr

Erdhi afër nesh

Shqipëria s’mbetet e gjorë

Se Zoti e desh./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme