Kongresi i PS, masa të larta sigurie – (9 Tetor 1999)


Kongresi i PS, masa të larta sigurie – (9 Tetor 1999)

11:45 09/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Masa të larta sigurie nëpër rrugët e Tiranës. Në rastin e fillimit sot të Kongresit të PS, në të gjithë akset rrugore që lidhin kryeqytetin me pjesët e tjera të vendit janë ngritur postblloqe. Në ndihmë të policisë rrugore kanë qenë pjestar të reparteve të tjera të strukturës blu. Pas incidentit të ndodhur pak ditë më parë në Konferencën e PS së Tiranës, duket se këto masa të rrepta të mara nga drejtues të policisë së kryeqytetit kërkojnë evitimin e përsëritjes së mundshme të një ngjarje të tillë.

Sipas një vendimi të marrë në mbledhjen e fundit të KPD socialiste brenda në sallën ku do të zhvillohet kongresi nuk do të lejohet prania e truprojat e drejtuesve të lartë të PS dhe qeverisë. Ministri i Rendit Publik Spartak Poçi në konferencën për shtyp ka pohuar dhe siguruar për marrjen e të gjitha masave të duhura për mbarvajtjen normale të forumit më të lartë socialist.

Prania shumë e madhe e uniformave blu në rrugët e Tiranës dhe sidomos koncentrimi i tyre në sheshin Skënderbej mbase vërteton se incidenti me forcat speciale të Vlorës në Konferencën e PS së Tiranës, nuk ka kaluar dhe aq pa u ndjerë nga drejtuesit e lartë të dikasterit blu./tvklan.al






Të ngjashme