Kongresmenët amerikanë takim me Berishën dhe partitë e djathta (10 Prill 2001)


Kongresmenët amerikanë takim me Berishën dhe partitë e djathta (10 Prill 2001)

12:53 10/04/2001

Kongresmeni amerikan Xhim Trafikan dhe ish kongresmeni Diogardi janë takuar me krerët e partive të djathta të kryesuar nga lideri i partive të djattha Sali Berisha. Ata kanë mbërritur në Tiranë me ftesën e këtij të fundit. Gjatë takimit Berisha ka denoncuar korrupsionin në vend, manipulimin e zgjedhjeve lokale të 1 tetorit dhe përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare. Koalicioni në pushtet tha ai po përgatitet për një farsë tjetër elektorale.

Dy kongremenët pasi kanë shprehur pakënaqësinë për bashkimin e partive të opozitës premtuan se do të hartojnë një rezolutë për kongresin amerikan në bazë të së cilës do të mbahet dhe një qëndrim. Opozita nënvizuan ata nuk duhet të hyjë në zgjedhje në rast se nuk zbardhen të gjitha proceset 1 ditë përpara zgjedhjeve dhe qytetarëve shqiptarë nuk u sigurohet liria e votës. Ata siguruan se do të mbështesin PD-në dhe opozitën në kongresin amerikan dhe çdo institucion tjetër./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme