Koni: Të jepen pagat për pedagogët
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni përmes një deklaratë publike i kërkon bordit të administratorëve që të çelin fondin e të ardhurave të institucionit për të dhënë pagat pedagogëve.
Ai pranon se shkak është bërë bllokimi i transfertës nga buxheti për shkak të vonesës së akteve nënligjore të ligjit për arsimin e lartë. Koni thotë se situata e krijuar vjen si pasojë e paaftësisë së administratorëve apo trysnisë që ata bëjnë ndaj stafit akademik të Universitetit të Tiranës.
Rektori po ashtu denoncon edhe faktin se pagat për një pjesë të stafit të rektoratit janë bllokuar për 8 muaj.
Tv Klan