Konkluzionet për vjedhjen e thesarit (29 Prill 2000)


Konkluzionet për vjedhjen e thesarit (29 Prill 2000)

16:02 29/04/1999

Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme sqarohet sot se supervjedhja, një pjesë e thesarit është bërë tre vjet më parë. Të parët që kanë hetuar për këtë çeshtje kanë qënë oficerët e Ministrisë së Rendit pastaj ia kanë përcjellë dosjen Policisë Ushtarake. Në konkluzionet e hetimeve janë shënuar aktet e objektit të vjedhur, gjurmë duarsh, këmbësh, dëshmi okularësh.

Objekti ku ruhej kjo pjesë e thesarit kishte një kod me emrin lumi. Monedhat dhe kallupët e floririt të vjedhur ishin sjellë në Kërrabë, nga tuneli i Skraparit ku ruheshin prej vitesh në vitin 1993. Brenda në tunel kanë hyrë dy persona të cilët janë dhe autorë të super grabitjes. Tre oficerë të ndalur midis tyre dhe shefi i ruajtjes së objektit, Nënkolonel Shemi sipas Prokurorisë janë bashkëpunëtorë pasi kanë lejuar hajdutët të futen në tunel.

Gjithashtu sipas Prokurorisë ai nuk ka kryer detyrën dhe se objekti ku ësht vjedhur thesari duhet kontrolluar një herë në tre muaj dhe një kontroll i tillë nuk është bërë nga ruajtësit e thesarit që prej vitit 1997./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme