Konkurenca në media (8 Dhjetor 1998)
Gazetari Alfred Peza intervistë për shoqërinë anonime Spekter. Sipas Alfred Pezës shoqëri të caktuara të mbështetura dhe nga politika nuk mund të hyjnë në treg nëpërmjet një konkurence të pa drejtë, siç janë revista Spekter dhe Aks. Nikoll Lesi shprehet se nuk është e drejtë që lobe të caktuara politike të shfrytezojnë median. Gazetari Andi Bejtja e quan të padrejtë futjen e disa biznesmenëve në media që nuk respektojnë ligjin e konkurencës. Edhe gazetari Ylli Rakipi nuk e quan të drejtë që njerëzit me pushtet politik të shfrytëzojnë median dhe të prishin konkurencën e saj./tvklan.al