Konkurrenca nuk gjobiti kompanitë e miellit, Ahmetaj: Respektoj vendimin e tyre
Zv/kryeministri Arben Ahmetaj u pyet këtë të enjte për vendimin e një dite më parë, të Autoritetet të Konkurrencës, që vendosi të mos gjobiste kompanitë e miellit për rritjen e çmimit. Ahmetaj tha se kishte besim tek ky autoritet dhe u shpreh besimplotë se vendimi i tyre kishte ardhur pas një hetimi të thellë.
“Unë kam shumë besim te Autoriteti i Konkurrencës, ata janë profesionistë shumë të thelluar në fushat e tyre, kështu që, edhe si një ent i pavarur, e respektoj vendimin e tyre. Sigurisht që përsa më përket mua, vendimi që ata kanë votuar, që nuk ka monopol në tregun e miellit dhe nuk ka marrëveshje horizontale, siç i referohet teknikisht në këto raste, praktikisht i besoj që kanë bërë një investigim të thellë dhe kanë votuar më përgjegjshmëri qytetare, insitucionale dhe profesionale”
Rritja e çmimit të bukës njëkohësisht nga një sërë furrash në vend vuri në lëvizje Autoritetin e Konkurrencës që nisi një hetim mbi kompanitë e tregtimit të miellit për të verifikuar nëse bëhej fjalë për një koordinim mes tyre në fiksimin e çmimeve.
Por në një mbledhje të zhvilluar të mërkurën, Autoriteti ka vendosur të mos vendosë gjobë ndaj 4 kompanive./tvklan.al