Eksploziv kabinës elektrike të gurores në Krujë
Një sasi lënde plasëse artizanale i është vendosur transformatorit të kabinës elektrike që furnizon me energji një prej guroreve në zonën e Borizanës në Krujë. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe sipas policisë nuk ka persona të lënduar. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale në transformatorin e energjisë elektrike, ndërsa biznesi i shtetasit R. Shima nuk ka pësuar dëme. Ky i fundit mësohet se ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me persona të tjerë. Pista që po hetohet nga policia është konkurrenca. Tv Klan