Konkurset në fakultete (8 Shtator 1999)


Konkurset në fakultete (8 Shtator 1999)

16:02 08/09/1999

Sot përfundon gara njëjavore për pranimin në shkollat e larta. Vetëm 7 mijë e 30 prej tyre do të jenë me të fituar. Nga 14 mijë nxënës që janë regjistruar vetëm kjo pjesë do ketë mundësi të vazhdojë shkollën e lartë. 9 mijë persona fizike numërohen të kenë konkuruar në mbi 30 degë fakultetesh të ndryshme. Sot dita e fundit përfshin konkurset në gazetari, gjeografi dhe anglisht.

Gazetaria mbetet më e preferuara degë por dhe me numrin më të pakët të pranimeve. 252 konkurues per 23 vende ne gazetari te cileve do tu shtohen 3 nga Kosova dhe 1 nga Ulqini. E drejta e të ndjekurit të kësaj shkolle me pagesë iu takon vetëm dy studentëve ku dhe këta do të kenë konkuruar por që do të vijnë në listë vetëm pas vendit të caktuar, 23.

Por dega e shumë kërkuar i përball këto nxënës me një test të vështirë jo vetëm i lidhur me prirjet e tyre në letërsi por dhe matematika zë vendin e saj.

Shefja e Departamentit të Historisë, Valentina Duka shpjegon:

Valentina Duka: Mendoj që konkursin ose duhet ta organizojë Ministria e Arsimit duke marrë përsipër përgatitjen e testeve si dhe korigjimin e tyre ose duhet ta marrë përsipër Universiteti. Universiteti të ketë mundësi të përgatisë testin dhe të marrë përsipër korigjimin. Kështu siç bëhet 60% të pikëve ti marrë ti përgatisë Ministria e Arsimit dhe 40 % Universiteti unë nuk jam dakort, sepse kështu shkelet dhe vetë statusi i Universitetit, merret nëpër këmbë dinjiteti i pedagogëve të Universiteteve. Dhe nëqoftëse do ta organizojë qoftë Ministria e Arsimit, qoftë Universiteti, mendoj që korigjimi nuk duhet të bëhet më kështu, sepse janë kthyer pedagogët e Universiteteve në automate, janë kthyer në kompjutera, ku dy tre netë merren vetëm me numërim pikësh. Përgjigjet e pyetjeve mund ti japë vetë skaneri s’ka pse të kthehet pedagogu në numërues i thjeshtë i pikëve të testit./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme