Konkursi “Black Box”, fitues u shpall shef Ermali


Konkursi “Black Box”, fitues u shpall shef Ermali

20:35 18/03/2018

Gara e shefave, te “E diela shqiptare” po bëhet gjithmonë më e ndjekur dhe e pëlqyer nga teleshikuesit. Sot është ndeshja e parë gjysmëfinaliste mes dy shefave të famshëm. 8 shefa në katër javë u ndeshën me njërit tjetrin, secili prej tyre ka grumbulluar pikët duke kaluar provën e mishit dhe peshkut. 

Siç e kërkojnë rregullat ndërkombëtare, janë grumbulluar pikët e dy sfidave nga secilit dhe dolën 4 gjysmëfinalistë të cilët grumbulluan më shumë pikë se shefat e tjerët. Duke evituar përplasjet sot kemi dy shefa që nuk janë ndeshur më parë më njëri-tjetrin.  

Gjysmëfinalisti i parë  është shef Ermal Lohja, ndërsa shefi i dytë është Arialdo Merko.

Por kureshtja më e madhe mbetet tek se çfarë fshihej tek kutia e “Black Box”. Përbërësi misterioz në kutinë e “Black Box” ishte fileto pule.

 

Secili nga shefat prezantoi recetën e tij dhe më pas nisën përgatitjet.

Shefi Ermal Lohja kishte këtë recetë:

Ndërsa shef, Arjaldo kishte këtë recetë:

Pjatat e tyre u vlerësuan nga juria e përbërë nga një prej shefave italianë më të famshëm të kulinarisë botërore, gjyqtar ndërkombëtar dhe instruktor i gjyqtarëve të garave të gatimit në botë, Domenico Maggi, si edhe dietologia Blerina Bombaj Troci. Pjatat e gatuara nga shefat u vlerësuan në katër aspekte, shija, organizimi, aspekti estetik dhe ekuilibri ushqimor.

Rregullat janë shumë të rëndësishme:

-Shija vlerësohen nga 1 deri në 50 pikë.

-Organizmi dhe teknika e ekzekutimit të recetës vlen nga 1 deri në 20 pikë.

– Prezantimi dhe aspekti estetik i pjatës vlen nga 1 deri në 15 pikë.

Të treja këto elemente i vlerëson shef Domenico Maggi, ndërsa ekuilibrin ushqimor, i cili vlen nga 1 deri në 15 pikë e vlerëson Blerina Bombaj Troci. Në total një konkurrentët mund të fitojë  maksimumi 100 pikë.

Fituesi u shpall shef

Ermal Lohja

me 97 pikë, duke lënë pas shef Arialdo Merko  me 95 pikë.

/tvklan.al






Të ngjashme