Konkursi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave (19 Shtator 1998)
Në mjediset e shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” është zhvilluar konkursi për punonjësit e rinj të doganave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Në këtë konkurs merrnin pjesë 156 të rinj të diplomuar në degë të ndryshme të shkencave me mesatare mbi notën 7. Materialet mbi të cilat do të bazoheshin konkurentët kishin të bënin me kodin doganor. Për konkursin e sotëm është kujdesur Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Gëzim Bleta si dhe Natalia Cea shefe e divizionit 21 që kanë dhënë kontributin e tyre dhe për hartimet e testeve konkuruese. Fituesit do të shpallen me mbi 60% të pikëve totale ku do të mbulojnë funksione të ndryshme në doganë.
Pamje nga shkolla Petro Nini Luarasi, pamje nga konkursi i zhvilluar nga Drejtoria e Doganave për punonjësit e rinj të doganave./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj