Konkursi i studentëve të arkitekturës (07 Shtator 1998)
Studentët e arkitekturës ishin sot në ditën e tyre të tretë të konkurimit. Kjo degë është më e veçantë se degët e tjera për shkak se konkurimi zgjat katër ditë ndërkohë që konkurset e tjera mbyllen brenda ditës. Studentët shprehnin talentin e tyre jo brenda mureve të fakultetit por në hapësirën e Muzeut Historik Kombëtar. Gjithsej konkuronin 112 studentë të ardhur nga çdo qytet i Shqipërisë.
Pamje nga studentë të arkitekturës duke konkuruar në ambientet e jashtme të lulishtes së Muzeut Kombëtar./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj