Konkursi nxjerr fitues kandidatin pa doktoraturë
Dirigjenti i njohur, Oleg Arapi, denoncon pranë emisionit “Stop” faktin, se ka konkuruar në Akademinë e Arteve, dega Dirigjim Koral, por nuk ka fituar edhe pse i plotësonte të gjitha kriteret.
Oleg Arapi me doktoraturë mori 84 pikë dhe veç kualifikimeve numëron edhe qindra aktivitete brenda dhe jashtë vendit.
Komisioni i posaçëm me 5 personalitete të muzikës vendosi t’i japë 91 pikë Bujar Alliut, i cili nuk ka as doktoraturë. “Stop” iu drejtua për këtë rast personalisht kryetarit të këtij komisioni, Isak Shehu.
Isak Shehu: Nga e gjithë praktika…
Gazetari: Ngaqë jeni këtu profesor-doktor, domethënë kryetari i komisionit, që i keni vlerësuar.
Isak Shehu: Po ç’rëndësi ka, unë jam dekani por unë, unë thjesht shkoj kështu si edhe si specialist.
Gazetari: Po, po normale, domethënë sa veta kanë marrë pjesë, kush ka fituar, cilat kanë qënë kriteret? Këto…
Isak Shehu: Kanë qenë dy veta, që kanë konkuruar dhe ka fituar ai, që ka marrë pikët më të mëdhaja. Kaq!
Gazetari: E kuptoj, e marr vesh. Fituesi ka doktoraturë apo jo?
Isak Shehu: Paçka, se s’ka pas mundësi ta bejë doktoratën në Rusi…
Gazetari: E kuptoj.
Isak Shehu: Ligji i arsimit të lartë për shembull, ka fut doktoraturën të domosdoshme për kualifikim.
Gazetari: Po unë kam disa të dhëna, flasim parimisht nga ana profesionale.
Isak Shehu: Po!
Gazetari: Unë nuk jam, po them i kësaj fushe po them, po kam lexuar dhe jam përgatitur për këtë…
Isak Shehu: Po!
Gazetari: Kandidati tjetër, që ka qënë dhe ai, ka pas goxha përgatitje, medalje, që është me prindër gjysëm rusë, ka dhe doktoraturën.
Isak Shehu: Shikoje, kush?
Gazetari: Ja, që të jem i saktë në…
Isak Shehu: Ky Oleg Arapi?
Gazetari: Oleg Arapi, po!
Isak Shehu: Oleg Arapi, në rregull! Do mendimin tim personal?
Gazetari: Po..!
Isak Shehu: Për shembull unë, të dy ishin një okë më pak, një okë pa pak. Nuk ishte ndonjë problem.
Gazetari: Po!
Isak Shehu: Ligji i arsimit të lartë për shembull, ka fut doktoratën të domosdoshme për kualifikim./tvklan.al