Konkursi Onufri ’98 shpall pjesëmarrësit (15 Dhjetor 1998)


Konkursi Onufri ’98 shpall pjesëmarrësit (15 Dhjetor 1998)

15:03 15/12/1998

Pesë ditë përpara fillimit të konkursit ndërkombëtar Onufri ’98 shpallen dhe pjesëmarrësit në këtë konkurim. Do të jenë 33 artistë pjesëmarrës nga vendet e Ballkanit dhe nga Shqipëria. 11 vendet pjesëmarrëse janë Kroacia, Sllovenia, Bosnja, Maqedonia, Bullgaria, Rumania, Turqia, Kosova dhe artistë shqiptarë. Ndërsa juria është e përbërë nga shtatë vende me përfaqësuesit e tyre.

Sivjet është bërë një konceptim ndryshe e Onufrit me qëllim që kjo ekspozitë të japë një mesazh të qartë dhe të hapë diskutime. Është quajtur art konceptual ku koncepti mbështetet në dy pika, gjithçka të jetë bashkëkohore në mënyrë që t’i pritet rruga mediokriteteve.

Sipas krerëve të Galerisë së Arteve janë shmangur peisazhet. Sivjet bëhet një ballafaqim mes artistëve të huaj dhe atyre shqiptarë. Kuratori ka caktuar një art konceptual dhe mbi bazën e tij është bërë dhe përzgjedhja. Një çmim do të jetë ai që do të ndajë njërin prej 33 konkuruesve, çmimi me vlerë 5 mijë dollarë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme