Konsullata Italiane në Vlorë jep viza – (28 Janar 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Konsullata italiane në Vlorë nis shpërndarjen e vizave. Vetëm një muaj pas përurimit të saj nga minitri ynë i jashtëm Milo dhe ambasadori italian në Tiranë Bova, konsullata italiane në Vlorë pas një faze të shkurtër parapërgatitje nisi dhënien e vizave të para për qytetarët vlonjatë dhe të rretheve të tjera të jugut. Sipas zyrtarëve të kësaj konsullate tashmë do të përballohet një numër i konsiderueshëm i atyre që duan një vizë, duke i lehtësuar dhe punën e ambasadës në Tiranë.
Konsullja italiane në Vlorë Di Klemente, është shprehur se mund të përballohet një fluks jo i vogël kërkesash për vizë. Gjithashtu mësohet se i pari që mori vizë nga konsullata në Vlorë, është një qytetar vlonjat, i cili ishte kthyer disa herë nga policia italiane. Në këtë mënyrë duke ligjeruar lëvizjen për në anën tjetër të detit me anë të vizave, synohet edhe eleminimi i qarkullimit klandestin me skafe./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj