Konsulli shqiptar në Bari (28 Gusht 1999)
Intervistë me Konsullin Shqiptar në Bari.
Përfaqësuesi i konsullit: Klandestinët nuk është një fenomen shqiptar dhe nuk është që e ka origjinën në Shqipëri. Ky është një fenomen që ndodh, i njohur ndërkombëtar sidomos në rajonin e Mesdheut, por një fenomen që vjen për shkaqe të ndryshme. Kryesisht vjen për shkaqe ekonomike, shumica e familjarëve vijnë për të gjetur një jetesë më të mirë, për të gjetur një vend pune, por brenda këtij fluksi padyshim ekziston dhe pjesa kriminale që vjen për interesa të tjera, prostitucion, drogë e të tjera. Këtu si Qeveria jonë ashtu edhe Qeveria Italiane janë të vendosur ta luftojnë këtë fenomen dhe ta shpien këtë çeshtje deri në fund.
Gazetarja: Pala italiane ka akuzuar shpeshherë vetëm shqiptarët për këtë lloj trafiku, juve e pranoni këtë?
Përfaqësuesi i konsullit: Ne nuk mund të pranojmë një gjë të tillë se nuk janë as origjina, as autorët kryesorë pala shqiptare. Në Shqipëri ka një kalim, një tranzit, mund të ketë dhe raste që janë të veçanta, por ky nuk është një fenomen i Shqipërisë. Ky është një fenomen i përgjithshëm i vendeve në zhvillim, një fluks emigracioni që shkon drejt Perëndimit për një jetë më të mirë, për mundsi ekonomike më të mira, por që shfrytëzohet dhe nga mafia ndërkombëtare për realizimin e interesave zë tyre të përfitimit material dhe kuptohet interesave kriminale që kanë./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego