Konsumatori, kush e mbron?


Konsumatori, kush e mbron?

Autori: Blendi Fevziu

23:30 30/03/2011

Emisioni “Opinion” u fokusua mbrëmjen e sotme tek të drejtat e konsumatorit në raport me tregun. Mediat shpeshherë raportojnë denoncimet dhe pakënaqësitë e qytetarëve ndaj tregut, siç janë datat e skadencës që janë në limite ose e kanë kapërcyer, çmimet e tregtimit, cilësinë e produkteve të ndryshme, mënyra e faturimit të ujit dhe dritave etj.

Raporti mes tregut, konsumatorit dhe shtetit është bërë shkak i debateve mjaft të mprehta shoqërore, duke angazhuar të gjithë faktorët e këtij “trekëndëshi”.

Për të diskutuar mbi të drejtat e konsumatorit në emisionin “Opinion” ishin të ftuar drejtuesi i Autoritetit të Kontrollit Ushqimor, Genci Juka, kryeredaktorja e një reviste, Ornela Liperi, komisioneri për Mbrojtjen e Konsumatorit, Besian Pesha, drejtuesi i Konfindustria Gjergj Buxhuku, komisionieri i Entit Rregullator të Ujit, Arian Jovani dhe analisti Fatos Lubonja./tvklan.al






Të ngjashme