Konsumi në sasi të ulëta i alkoolit ul shanset për “dementia-n”
Njerëzit të cilët nuk konsumojnë asnjë lloj pije alkoolike janë më të prirur për t’u sëmurur me sindromën e “demetia-s”.
Kjo sëmundje njihet si një grup simptomash të lidhura me njëra-tjetrën, të cilat shkaktojnë rënie të aftësisë së trurit, duke dhënë efekt kryesor humbjen e kujtesës.
Një studim i fundit i Universitetit të Londrës dhe Institutit Francez të Shëndetit ka zbuluar se personat që nuk konsumojnë asnjë lloj pije alkoolike kanë 45% më shumë shanse për të sëmurur me sindromën “dementia-s”, se ata që mund të pinë 1 apo gjysmë shishe verë në javë.
Konsumi i një sasie të vogël alkooli ndihmon në rritjen e presionit të gjakut dhe redukton kolesterolin, kjo evidentohet nga studiuesit si një nga arsyet që lufton këtë sëmundje.
Tv Klan