Konsumimi i tepërt i orizit mund të jetë fatal
Një studim i kryer së fundmi tregon se konsumimi i tepërt i orizit mund të ketë pasoja fatale.
Orizi përmban nivele të ulta të arsenikut dhe është shkaktar për 50,000 vdekje në të gjithë botën në një vit.
Profesori i Universitetit të Mançesterit, David Polya u shpreh se studimi i kryer përcakton nëse ekziston një lidhje midis rritjes së konsumit të orizit dhe rritjes së rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.
Konsumimi i tepërt i tij mund të shkaktojë kancer dhe sëmundje kardiovaskulare.
Ekipi i hulumtimit sugjeron që në vend që të shmanget konsumimi i orizit, njerëzit mund të gjejnë kombinime të ndryshme të tij, për të rritur vlerat ushqyese./tvklan.al