Konsumimi i vezës mbron zemrën tuaj


Konsumimi i vezës mbron zemrën tuaj

15:13 22/05/2018

Kërkimet e fundit sugjerojnë se konsumimi i një veze në ditë mund të zvogëlojë shanset për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Ata që konsumojnë mesatarisht vezë pesë herë në javë janë rreth 12 % më pak të prirur për të vuajtur nga sëmundjet e zemrës.

Studiuesit nga Qendra Shëndetësore e Universitetit të Pekinit dhe Universiteti i Oksfordit shqyrtuan lidhjet mes konsumit të vezëve dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Ata kanë vërejtur stilin e të ushqyerit të më shumë se 400,000 njerëz të shëndetshëm në Kinë, të moshës nga 30 deri në 79 vjeç. Në fillim të studimit, 13,1 për qind e pjesëmarrësve raportuan se hëngrën një vezë çdo ditë, ndërsa 9,1 për qind thanë se ato rrallë ose nuk bënin kurrë.

Ata që hanin një vezë në ditë ishin të lidhur me një rrezik më të ulët të sëmundjes kardiovaskulare në përgjithësi.

“Zbulimet tona japin prova shkencore në lidhje me konsumin e vezëve për të përmirësuar shëndetin e zemrës”

, tha njëri nga studiuesit.

Vezët janë të larta në proteina, vitamina, minerale dhe acide yndyrore esenciale./tvklan.al 






Të ngjashme