Konsumimi mishit të lepurit, leverdi ekonomike (21 Tetor 2000)
Është e vërtetë që për lepurin e butë në vendin tonë nuk kemi traditë mbarështimi. Rritja e lepurit të butë tek ne, filloi në vitin 1965 jo vetëm nga familjet fshatare, por edhe nga ato qytetare. Mbarështimi i lepurit sot kanjë leverdi të madhe ekononike sepse nga një lepur femër, mund të sigurohen 100 kilogramë mish gjatë një viti. Lepuri jep prodhimtari tëë kënaqshme mishi duke u ushqyer vetëm me bar pa asnjë gram koncentrat.
Kostoja e një kilogramë mish lepuri është 150-200 lekë të reja dhe rrezja e mishit është 60-65%. Krahas dukurisë së rritjes së lepurit për leverdinë ekonomike, sot po vihet re mbarështimi i tij dhe për të zbukuruar ambjente të tilla si lokale apo oborret e shtëpive. Sot mishi i lepurit zë një vend të veçantë në shumë shtete të Europës, Azisë dhe Amerikës për të vetmen arsye se ky mish nuk ka shum përqindje yndyre./tvklan.al