Konsumoi alkool, adoleshentja përfundon në koma
Një nënë amerikane ka ndarë në internet historinë e vajzës së saj adoleshente, e cila ra në koma pasi konsumoi alkool.
Melissa Aho postoi këto foto të 15 – vjeçares në Facebook për të sensibilizuar të rinjtë të cilët konsumojnë alkool, duke iu drejtuar atyre me mesazhin se ky i fundit sjell dëme të mëdha në shëndet. Adoleshentja Ryleigh Ackles u gjet nga nëna e saj në gjendje të rëndë shëndetësore, duke nxjerrë shkumë nga goja. Melissa, nga Massachusetts, tha se adoleshentja kishte dalë me miqtë e saj, ku dhe kishte konsumuar alkool. Ajo e përshkroi të bijën si tepër të komunikueshme dhe jo përdoruese të alkoolit. Fatmirësisht, e reja qëndroi vetëm 14 orë në gjendje kome dhe më pas u zgjua./tvklan.al