Konsumoni banane


Konsumoni banane

23:22 10/05/2018

Konsumimi i banave parandalon sëmundjet e zemrës, kryesisht infarktet. Ky konkluzion është arritur pas një studimi të mjekëve të universitetit të Alabamës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fruti ekzotik përmban kalium, i cili ndalon ngushtimin apo bllokimin e arterieve. Mjekët ndihen optimistë për këto vlera të bananes. Eksperimenti u krye tek minjtë dhe rezultoi i suksesshëm.

Studimi i publikuar në revistën shkencore Physicology and Behaviour tregon se duhen konsumuar 3500 mg kalium çdo ditë dhe çerekun e kësaj sasie mund ta marrim duke ngrënë dy banane.

Klan Plus






Të ngjashme