Kontrabanda e cigareve (6 Korrik 1999)
T’i jepet fund kontrabandës së cigareve. Është kjo kërkesa e deputetëve socialistë drejtuar Kryefinancierit Anastas Angjeli. Debati ka marrë shkas nga projektligji për uljen e akcizave ku parashikohen ndryshime në taksat doganore për cigaret, gomat e makinave dhe mallrat e luksit. Angjeli ka theksuar se duhet eliminuar prodhimi i cigareve të cilave u falsifikohen markat dhe të stimulohet prodhimi vendas.
Arben Malaj kundërshtoi uljen e taksave doganore për cigaret me argumentin se shifrat për zhdoganimin e tyre këtë muaj kanë ardhur në rritje. Shqipëria nuk duhet të shërbejë si pikënisje e trafikut të duhanit për në vendet e tjera pasi kjo do të kishte një kosto të lartë politike për mazhorancën socialiste, përfundoi Malaj./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame