Kontrabandë cigaresh nga Kosova drejt Shqipërisë, dy të arrestuar
Njësia Antikontrabandës, mbrëmjen e së enjtes ka bërë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie cigaresh kontrabandë të markave “Trokadero” dhe “Ronson” në Qafë Morinë.
Malli u gjet në një furgon me targë AA967MG që transportonte mallra nga Kosova në Shqipëri, ku u konstatua sasia e cigareve të padeklaruara nga poseduesi i mallit tek autoritetet doganore.
Për pasojë, u arrestuar shtetasi me iniciale E.K, për akuzën e kontrabandës me mallra që paguhet akcizë, si dhe doganieri Bilbil Çuni, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Gjatë hetimeve të kryera nga autoritetet, rezultoi se Çuni nuk kishte ushtruar kontroll në mjet./tvklan.al