Kontrabandë me ilaçet, Prokuroria e Policia aksion në Tiranë
Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit raportohet se kanë ndërmarrë pasditen e kësaj të premteje një aksion në fushën e farmaceutikëve.
Sipas asaj që raporton Klan News, deri më tani flitet për të paktën 6 persona të arrestuar, të dyshuar për kondrabandë ilaçesh.
Hetimi në fjalë mësohet se ka nisur disa muaj më parë. Më shumë detaje për këtë operacion pritet të kemi në vijim./tvklan.al