Kontrabandë me naftën, shpallet në kërkim administratori i firmës
Agim Çako, 57 vjeç nga Fieri, administrator i shoqërie naftë, "A&A OIL 10" është shpallur në kërkim nga ana e uniformave blu të Fierit, pasi ai akuzohet se ka kyer kontrabandë me mallra që paguhen me akcizë, për falsifikim të vulave, i stampave apo formularëve dhe për fshehje të të ardhura.
Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në policinë e Fierit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, pasi një hetimi 1 mujor, arriti në përfundim se në aktivitetin e Shoqërisë "A&A OIL 10" në fushën e hidrokarbureve, janë konstatuar shmangje nga detyrimet tatimore e doganore për periudhën 2010 -2013, për një sasi prej 5247,89 Ton naftë bruto me një vlerë prej 179.594.750 lekë. Mbi 57-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale "Fshehje e të ardhurave", "Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë" dhe "Falsifikim i vulave, i stampave apo formularëve" dhe aktualisht po punohet nga ana e policisë për kapjen e tij dhe dokumentimin e mëtejshëm ligjor./tvklan.al