Kontrabandë me pije energjike, dy të arrestuar
Dy punonjës të një firme janë arrestuar nga policia pasi bënin kontrabandë të pijeve energjike nga Maqedonia drejt Shqipërisë. Në pranga kanë përfunduar Roland Shkembi, 50 vjeç dhe Admir Mehaj, 39 vjeç.
Efektivët e doganës kanë zbuluar se pijet energjike futeshin pa paguar akcizën. Nga i ushtruar ne magazinat e firmës në Tiranë, rezultoi se sasia prej rreth 1 mijë litrash e pijes energjike, e prodhuar në Maqedoni, i është shmangur detyrimeve doganore, me qëllim tregtimin e këtij produkti për të cilin paguhet akcizë. Autoriteti doganor ka sekuestruar sasinë e pijeve energjike dhe ka gjobitur me shumën 425 mijë lekë firmën që ka sjelle dhe po tregtonte mallin në Shqipëri./tvklan.al