Kontraceptivë pa hormone


Kontraceptivë pa hormone

19:14 01/04/2018

Së shpejti do të mbërrijë një kontraceptiv pa hormone për femrat. Do të krijohet nga një substancë natyrale që merret nga guacka e karkalecave, gaforreve dhe aragostave. Pikërisht këtu janë fokusuar kërkimet për teknikën e re të krijimit të kontraceptivëve, duke mos u bazuar më tek hormonet e tepërta dhe efektet anësore në pilulat aktuale.

Shkencëtarët thonë se në këto guacka gjendet një substancë që në mënyrë natyrale eviton kalimin e spermës për të fekonduar vezët. Dhe parashikimi është që të krijohet një kapsulë gjenitale që të modifikojë mukozat sipërfaqësore duke krijuar një barrierë dhe duke shmangur kështu shtatzanitë e padëshiruara. Zbulimi është bërë nga kërkuesit e Institutit Mbretëror të Stokholmit.

Klan Plus






Të ngjashme