Kontrata e Albpost me Western Union (13 Dhjetor 1999)


Kontrata e Albpost me Western Union (13 Dhjetor 1999)

09:21 13/12/1999

Për herë të parë sot kremtohet fillimi i transferimit të parave në sistemin postar. Kompania Western Union dhe Kompania shqiptare Albpost lidhin kontratën e partnershipit për të qënë më afër popullatës për të plotësuar kërkesat e tyre. Shërbimi i shpejtë dhe i sigurtë pas 70 mijë vendndodhjeve në të gjithë botën tashmë shton edhe Albpostën.

Transferta e parave nga Western Union kryhet në 20 qytete të vendit dhe synohet të shtrihet në të gjithë territorin. Western Union ka lidhur marrëveshje me shoqëritë postare të Europës për të futur shërbimin e transfertave të shpejta të parave në agjensitë postare në të gjitha vendet e Europës.

Me mijëra emigrantë shqiptarë dërgojnë paratë e tyre në shtëpi çdo vit. Drejtoresha e Albpostës Aleksandra Çollaku shpjegoi gjithçka mbi administratën postare 87 vjeçare që prej 77 vitesh anëtarë në bashkimin e përbotshëm postar. Albpost ka vënë në dispozicion të këtij shërbimi, rrjetin e saj të shtrirë në të gjithë Shqipërinë si dhe stafin e saj për tu shërbyer klientëve të saj me cilësi dhe standarte bashkëkohore./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme