Kontrata me “SGS” deri në Dhjetor 2020


Kontrata me “SGS” deri në Dhjetor 2020

15:29 03/09/2019

Shtyhet afati afati për liberalzimin e tregut

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vendosi të shtyje me 1 vit e 3 muaj kontratën koncesionare për ofrimin e shërbimit për kolaudimin e automjeteve.

Deri në Dhjetor të vitit 2020 këtë shërbim do të vazhdojë ta ofrojë kompania SGS.

3 Shtatori është data kur mbaron afati 10-vjeçar i kontratës që qeveria ka firmosur me kompaninë e cila ka të drejtat ekskluzive për të bërë kontrollin teknik të makinave.

Me këtë vendim shtyhet edhe mundësia për liberalizimin e tregut, kërkesë që është bërë më parë edhe nga Autoriteti i Konkurrencës, i cili e gjobiti kompaninë me gjysme milioni dollarë në vitin 2018, për abuzim me pozitën monopol.

Tv Klan






Të ngjashme