Kontroll në Ministrinë e Rendit, masa ndëshkuese për punonjësit (19 Gusht 2000)


Kontroll në Ministrinë e Rendit, masa ndëshkuese për punonjësit (19 Gusht 2000)

09:54 19/08/2000

11 punonjës që janë aktualisht në marrëdhënie punë në Ministrinë e Rendit Publik, do të ndëshkohe me masë disiplinore. Propozimi vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një kontrolli të zhvilluar në ministri për aktivitetin ekonomiko-financiar gjatë vitit ’98-’99. Sipas KLSH-së nga tenderat të zhvilluara në këtë ministri nuk ka patur dëme ekonomike, por janë konstatuar disa shkelje të prokurorimeve publike në disa prej këtyre tenderave.

Për punonjësit që janë ende në punë si masë ndëshkimore u kërkua paralajmërim për shkarkim nga puna për dy punonjës. Vërejtje për 8 punonjës dhe ulje grade për 1 punonjës. Ndërkohë paralajmërim për pushim nga puna është propozuar dhe për tre të tjerë të cilët nuk punojnë më në Ministrinë e Rendit.

Mustafa Kërçuku, kryetar i KLSH-së pohon se nuk është kërkuar ndjekje penale dhe nuk është larguar nga puna asnjë punonjës i ministrisë pasi nuk ka patur dëme ekonomike./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme