Kontrolle të imtësishme në kufi


Kontrolle të imtësishme në kufi

16:40 25/01/2020

Gati plani i masave për reagim ndaj koronavirusit

Përhapja me shpejtësi e koronavirusit në Kinë ka bërë që të gjitha shtetet të marrin masa parandaluese. Edhe pse në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit nuk kemi fluturime direkte me Kinën sërish është rritur survejimi.

“Pasagjerët që vijnë nga Kina këtu vijnë tranzit që do të thotë se janë kontrrolluar. Në momentin që ne identifikojmë një pasagjer që vjen nga Kina identifikohet vendi nga ku po vjen dhe aty ku do rrijë këtu duke pasur të gjithë gjeneralitetet e personit dhe adresës ku do të rrijë këtu”, tha Dritan Dushaj, inspektor shëndetësor.

Ekspertët e shëndetit publik na sigurojnë se nuk ka vend për panik pasi deri tani nuk ka hyrë asnjë person i dyshuar me koronavirus.

“Shërbimi është i përhershëm në aeroport. Kemi gjithë mjetet mbrojtëse, mjetet për identifikim dhe izolim nëse do kemi të dyshuar”.

Edhe pse ekspertët e shëndetësisë gjykojnë se Shqipëria ka një risk tejet të ulët për përhapjen e koronavirusit sërish me urdhër të Ministres së Shëndetësisë është rritur niveli i survejimit dhe njëkohësisht janë gati të gjithë planet e masave për të kaluar në nivel gatishmërie nëse do të nevojitet.

Tv Klan






Të ngjashme