Konventa Ndërkombëtare e Fëmijëve – (20 Nëntor 1999)


Konventa Ndërkombëtare e Fëmijëve – (20 Nëntor 1999)

20:53 20/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Fëmijët duhen respektuar dhe duhen marrë sëriozisht. Qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, në 10 vjetorin e firmosjes së Konventës Ndërkombëtare për këto të drejta ka bërë një raport mbi situatën e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Shkolla shqiptare dhe roli ndihmues i saj për zbatimin e të drejtave.

Nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit është treguar përqindja e braktisjes së shkollës nga fëmijët, 3.01 përqind një shifër e ulët në krahasim me vitin 1992 që ishte 6 përqind braktisje. Si arsye të braktisjes Ministria sheh gjendjen e vështirë ekonomike, punën e dobët propagandistike nga mësuesit dhe moszbatimin e ligjit për mosbraktisje. Aurela Pano, Drejtore e Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve sqaron:

Aurela Pano:- “Nuk ka një studim të saktë për abuzimin e fëmijëve, janë raste të shumta, kuptohet jo në shumicën e familjeve shqiptare, por ama ekziston dhuna dhe abuzimi fizik dhe emocional i fëmijëve. Besoj që çdo familje shqiptare e di shumë mirë këtë, sepse në çdo familje ka një rast dhune që mbase nga ana e prindërve nuk quhet dhunë, por quhet thjesht një mësim për fëmijën”.

Respektimi i të drejtave të fëmijëve do të sjellë një të nesërme edhe më të mirë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme