Koordinatori i Bankës Botërore konferencë në Shqipëri (16 Nëntor 2000)
Koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore si dhe drejtori rajonal i Bankës Botërore i cili ka mbërritur në Shqipëri për të parë nga afër zhvilimet më të fundit ekonomike, ka sqaruar sot në një konferencë për shtyp arsyet e vizitës së tij. Arsyet pse jam këtu janë dy u shpreh Holdman. E para ka të bëjë me zhvillimet rajonale në Jugosllavi, ndërsa tjetra që ka të bëjë me Shqipërinë është strategjia e reduktimit të varfërisë marrë përsipër nga qeveria shqiptare, si dhe kriza e situatës elektro energjetike në vend.
Banka Botërore ka qenë tepër e angazhuar u shpreh ai për informimin dhe zgjidhjen e situatës aktuale të krijuar në Shqipëri. Pasi ka sqaruar situatën e rajonit juglindor si dhe krizën që ka përfshirë Jugosllavinë, ai deklaroi ndër të tjera se ndihma dhe asistenca e Bankës Botërore do të vazhdojë dhe në vende të tjera, përfshirë këtu edhe vendin tonë. Përsa i përket reduktimit të varfërisë në Shqipëri, strategji kjo e ndërmarrë nga qeveria jonë, zgjidhja e saj kërkon angazhim të të gjithë institucioneve si dhe një strategji ekonomike për ngritjen e nivelit makroekonomik.
Ndërsa situatën e rënduar elektroenergjetike në vend ai e ka cilësuar si pasojë të rritjes së kërkesës për energji. Për këtë u shpreh ndër të tjera Holdman, masat e marra nga qeveria duhet të zbatohen menjëherë. Të priten lidhjet e paligjshme energjetike dhe t’u lihen vend të ligjshmëve. Duhen patjetër të reduktohen humbjet teknike si dhe përdohen fenomenë të tjerë të ngrohjes./tvklan.al