Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare drejt falimentimit (14 Janar 1999)
Koorporata Elektroenergjitike në prag të falimentimit. Numri një i KESH, Alfred Paloka ka ngritur zërin ndaj vjedhjeve të shumta që po bëjnë konsumatorët dhe ndaj atentateve të shtyllave të tensionit të lartë. Shteti detyrohet të paguajë për çdo familje rreth 140 dollarë për të mbuluar vjedhjet që i bëhet rrjetit elektrik.
70 milion dollarë është shuma e borxhit që i ka KESH ndërmarrrja shtetërore që ende punojnë. Moskthimi i këtyre shumave bën që kjo kompani mos të ketë mundësi të paguajë rrogat e punëtorëve. Për të dalë nga kjo situatë KESH-i do të rrisë numrin e punonjësve të policisë elektrike për të ndëshkuar kundravajtësit./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame