Kopshtet e Tiranës organizojnë Festivalin e Teatrit të Fëmijëve (23 Qershor 1999)
Që prej disa ditësh fëmijët e kopshteve të Tiranës kanë paraqitur në skenë pjesë të dramatizuara si “Bukuroshja e Fjetur”, “Bambi”, “Dhëmbi i prishur” e të tjera. Organizuar nga Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Drejtoria Arsimore në Tiranë dhe me ndihmesën e Fondacionit Soros fëmijët kanë debutuar për dy ditë në Festivalin e Teatrit ideuar enkas për ta. Festivali nuk do të ketë një kopësht fitues. Sipas organizatorëve të gjithë fëmijët janë fitues. Kështu fëmijëve aktorë pas shfaqjes iu shpërndahen dhurata./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego