Kopshti Zoologjik – (26 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Na ishte një herë ujku, tigri, ariu dhe luani. Na ishte një herë dhe një kopësht zoologjik me kafshë shumë me gjelbërim shumë. Një kopësht që mblidhte çdo fundjavë qindra njerëz. Ndërsa kopshti zoologjik që ne vizituam sot i vetmi në Shqipëri ishte krejt i ndryshëm nga ajo që mbanim mend. Pak njerëz, shumë pak fëmijë dhe shumë më pak kafshë. Edhe ato që kanë mbetur duket se janë çmësuar me njerëzit.
Të vetmit shokë të këtij tigri, këtij ujku, këtij çifti arinjsh dhe këtij majmuni, duket se janë vetëm qentë e shumë që rrethojnë kafazet e tyre. Vërtet gjerlbërimi nuk i mungon kopshtit zoologjik por veç tij ka edhe mbeturina. Sa na kushton ne të gjithëve të rikthejmë këtë kopësht si ka qenë?
Megjithatë gjërat kanë filluar të ndryshojnë. Një vendim i Këshillit Bashkiak të Tiranës i jep ndërrmarjes së pastrim gjelbërimit që e ka nën administrim 17 milion për rrethimin e këtij kopshti. Në mënyrë që edhe aq pak s aka mbetur të mos shkatërrohet dhe që Shqipëria të mos jetë i vetmi vend europian pa një Kopsht Zoologjik./tvklan.al